Rusia ka shënuar sërish rekord të infektuarish në 24 orë. Vendi ka regjistruar 155.768 raste në 24 orë, duke thyer rekordin e ditës së djeshme prej 141.883 rastesh dhe duke shënuar një rritje prej 305% nga 38.508 rastet e raportuara 2 javë më parë.
Por pavarësisht rritjes së rasteve, vendi përjashtoi mundësinë e një bllokimi kombëtar. Vendi regjistroi gjithashtu 667 viktima në 24 orë, transmeton abcnews.al.
Rusia është vendi me numrin e 2-të më të lartë të viktimave në botë me 700 mijë të vdekur pas SHBA- së .