Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike ka reaguar ashpër lidhur me arrestimin e kameramanit të Agjencisë së lajmeve Ekonomia Online, nga Policia e Kosovës, përcjell InLajmi.
Shqetësuese sipas Rukiqit është fakti se Policia ka ndërhyrë në një ndërmarrje private, për më shumë në një kompani që është investim i huaj. E kjo sipas Rukiqit tregon shumë për klimën e investimeve në vendin tonë.
Këto veprime, sipas Rukqiti duhet të ndalen menjëherë.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar kameramanin, derisa po kryente punën e tij.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Nderhyrja me polici, në nje ndermarrje private, per me shume ne nje kompani qe eshte investim i huaj, tregon shume per klimen e investimeve ne vendin tone.
Ndermarrja ne fjale dhe investitoret duhet ta kene mundesine e mbrojtjes te investimit dhe prones ku kane investuar. Nderhyrjet arbitrare me polici, pa u shtjerr te gjitha mekanizmat kushtetues dhe ligjor, jane te papranueshme dhe mund te sherbejne si presedan, jashtezakonisht negativ, per te ardhmen. Keto veprime duhet te ndalen./InLajmi/