Pas protestës që u mbajt para disa ditësh në Prishtinë, lidhur me propozimin e ZRRE-së, për shtrejntimin e energjisë elektrike, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj së bashku me një anëtarë tjetër, Adem Megjuani, sulmuan zyrtarë policorë, përcjell InLajmi.
E disa ditë pas protestës këta 2 anëtarë të PSD-së u arrestuan nga Policia e Kosovës, ndërsa sot Molliqaj pritet të dalë para gjykatës.
Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka thënë se Molliqaj, sikurse edhe anëtarët e tjerë të kësaj partie kanë nevojë për ndihmën e psikiatrit.
Madje thotë se secili që ua don të mirën kësaj partie do të rekomandonte të njëjtën gjë, dhe sipas tij shkuarja te psikiatri nuk është asgjë e keqe.
Ndryshe, analisti në postimet e tija të shpeshta, kujton se Molliqaj në protest i thoshte kryeministri Albin Kurti tutc derisa këto ditë ai po ikte nga policia.
Postimi i plotë i tij:
Definitivisht mbrëmë u binda se jo veç Dardan Molliqaj, por krejt sekti i tyre kanë nevojë për ndihmë të psikiatrit. Dhe, kjo nuk është asgjë e keqe. Qysh sëmuret trupi, sëmuret edhe shpirti.
Kush ua don të mirën do t’ju rekomandonte rehabilitim urgjent./InLajmi/