Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka marrë pjesë në një intervistë, ku edhe ka treguar detajet e arrestimit, përcjell InLajmi.
Molliqaj ka theksuar se është arrestuar pa një fletëarrest dhe sipas tij kjo është shkelje e madhe nga Qeveria e Kosovës sepse pikërisht kjo qeveri që ka mbështetjen popullore po bën edhe arrestimin e kundërshtarëve politikë.
“Këto janë shkelje të mëdha. Paramendo në këtë vit Kosova me një qeveri që ka mbështetje popullore arreston kundërshtarët e vetë politikë vetëm me urdhër politik. Dhe s’po e them unë, prokurorja e ka thënë”, tha ai në emisionin Pressing.
Tutje Molliqaj njoftoi se do t’u shkruajnë të gjitha ambasadave dhe organizatave për të drejtat e njeriut për të alarmuar se kemi një pushtet që po e përdor policinë dhe po bën arrestime pa një fletarrest dhe pa urdhra të gjykatës dhe prokurorisë. /InLajmi/