Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus në vend, Ministria e Arsimit po aplikon mbajtjen e mësimit me 3 skenare, përcjell InLajmi.
Iliriana Pylla, zëdhënëse në Ministrinë e Arsimit për Gazetën InLajmi ka njoftuar se nga 777 shkolla, 701 prej tyre janë duke punuar me skenarin e rikthimit.
Mësimi në shkollat e vendit është duke u zhvilluar sipas skenarëve, pra skenari A, mësimi me prezencë fizike, B kthimi i pjesshëm në shkolla apo mësim i kombinuar, derisa C mbajtja e mësimit online.
“Sipas skenarit A janë 12 shkolla, skenarit B 3 shkolla ndërsa skenari C 60 shkolla. Numri i mësimdhënësve me koronavirus është 1. 460, numri i personelit të infektuar me koronavirus 173 dhe numri i nxënësve me koronavirus është 5. 977 “,theksoi Pylla./InLajmi/