Emisari i i Bashkimit Evropiane për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, po qëndrojnë në vizitë 2 ditore në Serbi, përcjell InLajmi.
Lajçak ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme së bashku me Escobar kanë takuar kryeparlamentarin serb Ivica Dacic, ku e ka vlerësuar për rolin që ai posedon në përfaqësimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ndërsa Lajçak është shprehur se Dacic nuk ka kaluar pa i cekur edhe marrëveshjen për serbët që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, të cilët posedojnë të drejtë vote në zgjedhjet serbe.
Postimi i plotë i tij:
Sot në mëngjes, DAS Escobar dhe unë u takuam me kryeparlamentarin Ivica Dacic. E vlerësova rolin e tij të rëndësishëm në përfaqësimin e Serbisë në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja në të kaluarën. Ai përcolli shqetësimet e tij për gjetjen e një marrëveshjeje për serbët e Kosovës me të drejtë vote në zgjedhjet serbe. /InLajmi/