Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 213 pacientë janë të shtrirë duke u trajtuar për koronavirus, përcjell InLajmi.
Siç njofton SHSKUK, të gjithë këta pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.
141pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 13 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 73 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 13 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 9 pacientë
Spitali i Prizrenit, 17 pacientë
Spitali i Pejës, 21 pacientë
Spitali i Gjakovës, 25 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 16 pacientë
Spitali i Ferizajt, 8 pacientë
Spitali i Gjilanit, 16 pacientë./InLajmi/