Ndryshimi i masave anti-Covid po shihet nga infektologu Hamdi Ramadani, si vendim i drejtë për situatën pandemike.
Ramadani tha Kosova tanimë e ka kaluar pikun e variantit Omicron.
“Bazuar në rastet që kanë ra krahasuar në ditët e kaluara në mbi 2.000 Covid pozitiv me variantin e njohur si Omicron, mendoj që vala e ka arritur atë që njihet si “piku”. Mendoj që edhe ora policore por edhe gastronomia duhet të shkojë në proporcion me këtë duke e zvogëluar kufizimin në 2 apo 3 orë”, tha ai.
Ai theksoi se shumë qytetarë e kanë kaluar Covid-19 dhe variantin Omicron edhe pa u regjistruar në protokollet mjekësore.
Sipas tij tani popullata në vendin tonë ka fituar një imunitet për disa muaj, tha ai në Klan Kosova.
“Mendoj që masat e përgjithshme të cilat janë maskat sidomos në restaurante, higjiena e qytetarëve dhe mbi të gjitha vaksinimi me dozën e 3-të ose përforcuese. Shumë qytetarë e kanë kaluar edhe Covid-19 edhe variantin Omicron pa u regjistruar në protokollet mjekësore. Ata e kanë një imunitet disa mujor 4, 5 ose 6 muajsh dhe është një hapësirë mendoj që këto masa e kanë dhënë efektin e tyre”.