Këtë të enjte derisa po kryente punën e tij është arrestuar një kameraman i Ekonomia Online, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë arrestim, ka reaguar ashpër Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) i cili ka kërkuar menjëherë përgjegjësi dhe llogaridhënie.
Ai ka thënë se kameramani ka të njëjtën mbrojtje ligjore sikurse edhe gazetarët. Ndërsa arrestimi i kameramanit, sipas Miftaraj është atentat ndaj demokracisë.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Kameramani ka te njejten mbrojtje ligjore sikurse edhe vet gazetari. Jane një!
Arrrestimi i kameramanit ne vendin e punes, eshte shkelje makabre e lirise se shprehjes dhe lirise per te informuar. Eshte atentat ndaj demokracise.
Kjo është e tepert. Kjo nuk kalon.
Pergjegjesi, llogaridhenie menjehere./InLajmi/