Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se do t`i drejtohen Kushtetueses në rast se ZRRE-ja merr vendimin për shtrenjtimin e rrymës.
“Do të marrim masa nëse kalon. Rrëzohet në Kushtetuese. Nuk mundet një pjesë e shoqërisë të paguajë për pjesën tjetër të shoqërisë, energjinë”, u shpreh.
Abdixhiku tha se problemi energjetik nuk është i së tashmës.
“Qeveria mund të krijojë projekte solare. Duhet t`i jap lejet për sektorin privat. Qeveria duhet ta bëjë të qartë a duhet të ngrohemi me karbon që taksohet në të ardhmen. Ngrohja me gaz ka qenë alternativë e mirë”, tha ai në RTV Dukagjin.
Gjetja e resurseve energjetike, sipas tij, nuk do të mund të përfundojë deri në vitin 2030 e më shumë.