Por diçka të rrezikshme po e konsiderojnë Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ku kanë paralajmëruar orteqe në vendin tonë ku dhe kërkohet kujdes të shtuar!
Sipas Shërbimit i Kërkim-Shpëtimit Malor, rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por eksiston edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndërpyjore.
Postimi i plotë i Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor:
Pas rreshjeve të fundit të borës të përcjellura me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve.
Sidomos faqet e drejtimeve gjeografike:perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimim e faktorëve të lartpërmendur.
-Rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por eksiston edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndërpyjore.
-Mos skijoni jasht shtigjeve të skijimit!
-Bjeshkatarë evitoni aktivitetet e juaja në pjerrësitë 30~45°.
-Zhvilloni aktivitetet e juaja në vende të sigurta dhe jo të ekspozuara.
-Përdorimi i pajisjeve të sigurise për ortek është i domosdoshëm! /InLajmi/