Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka falënderuar deputetët që kanë votuar për ta shqyrtuar në seancë plenare, Projektligjin e Byrosë Shtetërore, përcjell InLajmi.
Sallahu ka thënë se ky projektligj është në përputhje të plotë me Kushtetutën, projektlish që edhe ekspertë, gjyqtarë e prokurorë kan marrë pjesë në punën e hartimit të tij.
Tutje ai ka kërkuar që procedurat në Kuvendin e Kosovës të përfundohen sa më shpejtë, në mënyrë që ky ligj të hyjë në fuqi menjëherë.
Postimi i plotë i tij:
Falenderoj deputetët e Komisionit për Legjislacion për votimin e tyre që ta procedojnë për seancë plenare shqyrtimin në parim dhe votimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ky projektligj është katërcipërisht në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare!
Këtë e pohojnë edhe ekspertë, gjyqtarë dhe prokurorë vendorë e ndërkombëtarë, që e kanë punuar në hartimin e tij.
Andaj, nuk kemi kohë për të humbur e të dëgjojmë absurditete të plasuara si opinione të pambështetura në asnjë lexim, argument logjik apo doktrinë juridike e kushtetuese!
Është e nevojshme që sa më shpejtë të përfundohen procedurat në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që t’i mundësohet këtij ligji sa më parë hyrja në fuqi./InLajmi/