Këtë të mërkurë është nisur grupi i 2-të i ekipit olimpik të Kosovës drejt Pekinit të Kinës, atje ku nga data 04-20 shkurt mbahen Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë me dije, Komiteti Olimpik i Kosovës së fundmi ku ka bërë me dije se pjesë e këtij grupi janë presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, zyrtari ndërlidhës për çështje të Covid 19, Jeton Beqiri, anëtari i Bordit Ekzekutiv, Musa Selimi dhe përgjegjësi për media, Kushtrim Krasniqi.
Kosova përfaqësohet në Lojërat Olimpike Pekini 2022, me skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, të cilët kanë arritur të dielën në Pekin, ku tashmë kanë filluar edhe përgatitjet për garat që i presin.
Albini garon në 4 disiplina të skijimit alpin si, sllallom, sllallom i madh, lëshim dhe kombinim alpin, ndërsa Kiana në disiplinën e sllallomit të madh./InLajmi/