Reshjet e borës që po vazhdojnë edhe në këto momente, e kanë vështirësuar në masë të madhe komunikacionin rrugorë, përcjell InLajmi.
Për shkak të gjendjes së rrugëve nga bora, një vetaksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Stanishor të Novobërdës, gjegjësisht është rrotulluar një veturë ku si pasojë ka edhe të lënduar.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan.
“Tani për tani ajo çfarë mund të ju them është se ka ndodhë një aksident dhe ka të lënduar, por ende nuk mund të ju them diçka më shumë rreth këtij aksidenti, do të ju njoftojmë në ndërkohë”,ka thënë Hashani. /InLajmi/