Bora e cila po vazhdon të bie në Kosovë po e vështirëson qarkullimin në komunikacion, ku si pasojë e kësaj në Kaçanik ka ndodhur një vetaksident i rëndë, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar, Bajram Krasniqi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës i cili për Gazetën InLajmi njoftoi se si pasojë e këtij vetaksidenti, është rrotulluar vetura dhe shoferi është lënduar.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme është shtuar numri i rasteve të aksidenteve në komunikacion, bazuar në raportimet e Policisë së Kosovës për shkak të reshjeve të borës, ani pse nga Ministria e Infrastrukturës kanë njoftuar së fundmi se të gjitha rrugët janë të kalueshme. /InLajmi/