Reshjet e borës që po vazhdojnë të bien e kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët e Kosovës ndërsa si pasojë e kësaj në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku i Biznesit së fundmi ka ndodhur një vetaksident trafiku, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Në këtë vetaksident, dyshohet se shoferi i kamionit ka humbur drejtimin dhe ka goditur urën në afërsi, ku si pasojë e kësaj ai ka pësuar lëndime trupore. /InLajmi/