Autoriteteve bullgare nuk iu ka pëlqyer takimi i presidentit Stevo Pendarovski me përfaqësuesit e “Ilinden Pirin” që përfaqësojnë maqedonasit në Bullgari.
“Bullgarët e Maqedonisë së Veriut luftojnë për barazi. Kjo është e ndryshme nga pretendimet separiste për pakicë që i thonë personat me të cilët takohet presidenti Pendarovski”, thotë Radev.
MPJ e Bullgarisë vlerëson se takimi është në kundërshtim me “Marrëveshjen për fqinjësi të mirë të vitit 2017”, ndërkaq zëvendëskryeministrja, Kornelija Ninova bojkoton vizitën në Shkup për shkak të takimit të Pendarovskit me shoqatën “Ilinden Pirin”, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se bullgarët kërkojnë që të përfshihen në Kushtetutën e maqedonisë në mënyrë që të debllokohet procesi eurointegrues i vendit.