Policia e Kosovës është duke e kërkuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, për sulm ndaj zyrtarit policor.
Molliqaj gjatë protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, e goditi me shuplakë një zyrtar policor.
Edhe pse të njëjtit i janë dërguar 2 ftesa, ai po u ikë organeve të drejtësisë.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.
“Është në kërkim policor, është duke u fshehur. Iu kanë dërgu 2 ftesa por nuk i është përgjigjur ftesave. Për sulm ndaj zyrtarit policor kanë qenë 2 të dyshuar, Dardani dhe tjetri është intervistu dhe është dërguar në mbajtje. Ndërsa Dardani është kërku, nuk është gjet, ende nuk është intervistu, për shkak se po iu ikë organeve të drejtësisë. Telefonat i ka të mbyllur që prej ditës së parë”, u shpreh Zeqiri.