Arrestimi i kreut të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ngjarje kjo e krijuar para një orë ka ngjallë shumë reagime në Kosovë, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe profesori universitar Rrahman Paçarizi, ky arrestim po quhet spektakolar dhe mënyra e arrestimit po konsiderohet e panevojshme, as në kohën e duhur as në vendin e duhur.
Sipas profesorit Paçarizi, Molliqaj kishte një qëllim politik për të arritur dhe nëse nuk e arriti me protestë, atij iu dha mundësia ta arrijë sonte përmes këtij arrestimi.
Postimi i plotë i tij:
Te panevojshme menyra, koha dhe vendi i arrestimit te Dardan Molliqajt. Tjetra, nese Dardani nuk e arriti qellimin politik me proteste, kjo sonte iu mundesua permes arrestimit para studios televizive. /InLajmi/