Po bëhen afër 3 vite që në Kosovë është përhapur me të madhe koronavirusi, derisa prej se ka nisur vaksinimi deri tani janë dhënë 1.777.085 doza të vaksinës, përcjell InLajmi.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Po ashtu, janë dhënë edhe 78.116 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës kundër Covid -19.
Ndryshe, ka disa muaj që në vendin tonë është përhapur me të madhe varianti Omicron i koronavirusit, ku në theks të veçantë po i prek edhe fëmijët. Ndërkohë, nga Qeveria e Kosovës po bëjnë apel tek qytetarët që të vaksinohen me dozën e 3-të përforcuese. /InLajmi/