Lionel Messi veshi fanellën numrin 10 për herë të parë si lojtar i Paris Saint-Germain mbrëmë në humbjen me penallti në Kupën e Francës ndaj Nice.
Pasi iu bashkua skuadrës franceze në një transferim të lirë në verë, argjentinasi u rikthye në numrin 30, numri me të cilin debutoi te Barcelona në vitin 2004.
U fol se shoku i ngushtë dhe shoku i skuadrës Neymar i kishte ofruar Messit fanellën ikonike me numër 10, por 7 herë fituesi i Topit të Artë e refuzoi me mirësjellje gjestin.
Mirëpo, mbrëmë, Messi u kthye me numrin e tij më të njohur.
Në Kupën e Francës, kompeticionin kryesor të kupës së vendit, 11-ja fillestare duhet të mbajë numrat tradicionalë 1-11.
Dhe për shkak se Neymar ishte jashtë për shkak të lëndimit, numri 10 ishte i lirë dhe i disponueshëm për Messin për ta veshur këtë herë.
Në rregullin e vjetër, nuk kishte emra në pjesën e pasme të fanellave për lojtarët gjatë ndeshjes në Parc des Princes.
Ndeshja e 1/8-tës ishte një ngërç për nga pjesa e golave edhe pas kohës shtesë dhe takimi shkoi deri në penallti, ku Nice fitoi 6-5.
Messi realizoi goditjen e parë të PSG-së dhe gjeti rrjetën, por përballë portierit Marcin Bulka, i cili është i huazuar nga liderët e Ligue One, priti penallti nga Leandro Paredes dhe Xavi Simons, transmeton Telegrafi.
Ish-mbrojtësi i Bayern Munichut, Dante e goditi penalltinë e tij në mes, në momentin kryesor të penalltive, gjë që çoi në humbjen e parë të Messit nga penalltitë në nivel klubi.