I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë ditës së martë është takuar me emisarin amerikan Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčak, po ashtu ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, përcjell InLajmi.
Kreu i AAK-së, derisa falënderoi SHBA-të dhe BE-në për angazhimin e tyre ndaj Kosovës, ndërsa në këtë takim ka ritheksuar përkushtimin e partisë së tij për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që epilog ka njohjen reciproke në kufijtë ekzistues si dhe respektimin e kushtetutës së vendit.
Ndryshe, Escobar dhe Lajçk, të cilët kanë ardhur dje në Kosovë gjatë ditës së sotme do të takohen në vazhdimësi me krerët e opozitës.
Postimi i plotë i tij:
Kam zhvilluar një takim sot, me emisarin amerikan Shkëlqesinë e tij Gabriel Escobar Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Shkëlqesinë e tij Miroslav Lajčak. Gjithashtu ishte kënaqësi ta takoja Ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Shkëlqesinë e tij Jeffrey M. Hovenier.
Kam ripërsëritur përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, gjë që mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu i falënderova për angazhimin e tyre, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për Republikën e Kosovës./InLajmi/