Banorët e Big Brother VIP së fundmi kanë ndarë me njëri-tjetrin historitë e tyre të dashurisë, përcjell InLajmi.
Ndër ta ishte edhe modelja e rritur në Itali, Beniada Nishani e cila tregoi 2 histori dashurie.
Ajo thotë se lidhjen e 2-të e konsideron si një ndër lidhjet më të rëndësishme të jetës, që ka zgjatur për afro 7 vite.
“Për pjesën e dashurisë, unë nuk kam fare frikë të tregoj gjë. Kam 2 histori shumë të bukura. I pari ishte bjond, sylarush, si beb, kur kam qenë e vogël më pëlqenin djemtë ashtu, fytyrën sikur femra. Ai djaloshi tjetër më kujton një kohë shumë të bukur kur unë isha e vogël, e pafajshme. Më kujton një pjesë të Beniadës kur ishte e vogël. Kam pasur lidhjen më të rëndësishme të jetës sime nga 16 deri në 23 vjeçe” , tregon më tej modelja./InLajmi/