Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 persona, përcjell InLajmi.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës kundër Covid -19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.781.110 doza të vaksinës.
Ndryshe, deri më sot 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2, ndërkaq po ashtu janë dhënë 81.020 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës kundër Covid -19.
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 32.906. /InLajmi/




















