2 shpërthime të veçanta bombash kanë shënjestruar një gazetar dhe një sindikalist në kryeqytetin grek, sipas mediave lokale.
Individë të paidentifikuar shpërthyen pajisjet të martën në mëngjes jashtë rezidencave të gazetarit grek Dimitris Kambourakis dhe kreut të sindikatës së policisë së vendit, Vasilis Doumas.
Pamjet e kamerave të sigurisë të sulmit në shtëpinë e Kambourakis tregojnë një figurë me kapuç dhe të maskuar duke vendosur një pajisje shpërthyese të bërë nga bombola të vogla gazi jashtë ndërtesës së tij të banesës në periferinë e qetë jugore të Argyroupoli rreth orës 2:30 të mëngjesit me kohën lokale.
“Isha në gjumë kur dëgjova një kërcitje dhe një zhurmë. Dola jashtë dhe e gjithë dera ishte në flakë. Një nga bombolat nuk kishte shpërthyer”, tha Kambrouakis për televizionin Skai, raporton Agjencia shtetërore e lajmeve AMNA.
Pothuajse në të njëjtën kohë, një bombë e ngjashme e bërë vetë shpërtheu në rrethin qendror të Athinës, Kypseli, jashtë shtëpisë së Doumas, transmeton Telegrafi
Shpërthimet e bombave dëmtuan fasadat e ndërtesave në të 2 lagjet ndërkohë që policia ka nisur hetimit për të 2 rastet.