Futbollisti shqiptar, Valon Behrami është bërë pjesë e skuadrës italiane “Brescia”, përcjell InLajmi.
Si duket futbollisti shqiptar do të vazhdojë karrierën në Itali, në SerieB.
Këtë e ka bërë të ditur skuadra “Brescia” përmes një postimi në twiter, ku edhe ka theksuar se Behrami është bërë pjesë e tyre, duke e vlerësuar për cilësinë dhe eksperiencën që e ka mesfushori shqiptar në fushë.
“Nga sot Valoni lufton për ne”, kanë thënë ata.
Përndryshe skuadra “Brescia” gjendet në vendin e 3-të në Serie B dhe ka gjasa që të mund të inkuadrohet në elitën e futbollit italian. /InLajmi/
Qualità, carisma ed esperienza in mezzo al campo. Da oggi Valon lotta per noi! 👊🙋🏼♂️#Behrami#SerieBKT#Forzabrescia⚪️🔵🦁 pic.twitter.com/SD9h6tU3nM
— Brescia Calcio BSFC (@BresciaOfficial) January 31, 2022