I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, derisa ka bërë homazhe pranë shtatoreve të heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, është pyetur po ashtu lidhur me vizitën e përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak,me të cilët do të takohet gjatë ditës së sotme, raporton InLajmi.
Kurti, ka njoftuar ndër të tjera se me Escobar ka biseduar 2 herë përmes telefonit, ndërsa sot do të jeta hera e parë që do të takohet me të fizikisht.
“Unë me Escobar takohemi sot për herë të parë, kam biseduar 2 herë në telefon me të. Pas takimit është më e drejtë dhe më e mirë që të japin qëndrimet dhe mendimet tona”,ka thënë Kurti, duke mos dashur të jep më shumë detaje, konkretisht për temën për të cilën do të diskutohet gjatë ditës së sotme./InLajmi/