Gazetari Valon Syla ka thënë se kauza e protestuesve për shtrenjtimin e rrymës ishte e drejtë, por ai shton se personat që kishin dalur aty nuk ishin në përkrahje të Molliqajt.
PSD organizoi protestë kundër vendimit për shtrenjtim të rrymës ku pati një numër të konsiderueshëm të njerëzve. Syla thotë se kauza e tyre ishte e drejtë por ai shton se askush nuk kishte dalur për t’u përleshur me policinë.
“Aty ishte një qytetar diku në moshën 40 vjeçare që bënte thirrje për të mos u përleshur dhe për t’u mos thyer poçat e të mos goditet objekti i qeverisë”, thotë Syla.
“Dardan Molliqaj i gënjeu protestuesit. Ai shkoi e goditi policin. Edhe ai polici do ta paguajë rrymën sikur të gjithë të tjerët ndërsa Molliqaj deshi vetëm vëmendje”, shtoi Syla.
Syla po ashtu thotë se Molliqaj u mundua të fitonte vota në këtë protestë, shkruan Gazeta Express.
“Parti e vogël që kacavjerrët te kauza e energjisë për t’u rritur. Një VV e vogël që po mundohet me metodat e VV-së së vjetër të fitojë ndonjë votë.”, përfundoi ai.