Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur lanë të vdekur të paktën 19 njerëz në shtetin më të madh të Brazilit të dielën, thanë autoritetet.
3 persona nga e njëjta familje vdiqën kur një rrëshqitje dheu shkatërroi shtëpinë e tyre në qytetin Embu das Artes, sipas qeverisë komunale, ndërsa 4 persona të tjerë u shpëtuan nga zjarrfikësit.
4 fëmijë vdiqën në Francisco Morato, tha guvernatori i shtetit Sao Paulo, Joao Doria, dhe qeveria e shtetit tha se katër persona të tjerë vdiqën në Franco da Rocha. Vdekje u raportuan gjithashtu në Ribeirão Preto dhe Jaú.
3 nga vdekjet përfshinin njerëz që u përfshinë nga përmbytjet, tha departamenti i zjarrfikësve të shtetit.
Guvernatori Doria përdori një helikopter për të vëzhguar zonat e dëmtuara të dielën dhe njoftoi ekuivalentin e 2.8 milionë dollarëve ndihmë financiare për qytetet e prekura, përcjell AP
Lumenjtë e tejmbushur detyruan 500.000 familje të largohen nga shtëpitë e tyre, tha qeveria e shtetit të Sao Paulos. Disa rrugë dhe autostrada janë bllokuar, transmeton Top Chanel.
Që nga dhjetori, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse në Brazilin verilindor, dhe kanë detyruar për një kohë të shkurtër pezullimin e operacioneve minerare në shtetin Minas Gerais.