Zëvendëskryeministri parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak, dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-vë, Gabriel Escobar, përcjell InLajmi.
Gjatë këtij takimi është biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa në theks të veçantë Bislimi ka vendosur qytetarët pasi që janë ata që preken direkt nga kjo çështje, sipas tij qytetarëve të Kosovës duhet tu garantohet siguri dhe paqe.
Escobar është shprehur se procesi i dialogut ka përkrahjen nga SHBA-të, ndërsa Lajçak ka thënë se ky takim ka qenë një mundësi për të vazhduar më tutje me diskutime në këtë proces. /InLajmi/