Zyra e Presidentes së shtetit, Vjosa Osmani së fundmi ka publikuar shpenzimet e titullares së institucionit, ndërkaq grafiket flasin për ulje shpenzimesh në të gjitha kategoritë, përcjell InLajmi.
Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka reaguar këtë të hënë lidhur me shpenzimet që janë bërë nga presidentja Osmani, por edhe më herët nga presidentët e tjerë.
Pozhari përmend me ironi shpenzimet që janë bërë nga presidentët e kaluar, ku sipas tij e kishin pas bë Kosovën për vete Zvicër, madje përtej Zvicrës.
Tutje, thotë ai liria ka emër, por qe besa edhe çmim.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
642 mijë euro në vit i bjen 1.760 euro në ditë shpenzime veç për akomodim, karburante dhe bileta.
Ato venat e shtrenjta dhe karkalecat krudo nuk janë të përfshime në këtë harxhim.
Këta e kishin pas bo Kosovën për vete Zvicër përtej Zvicrës.
Përndryshe, një pensionist i merr 1.200 euro në vit, ose 560 euro ma pak sesa që ka shpenzuar Hashim Thaçi brenda një dite, pa ja llogarit ushqimin.
Ju bëftë mirë! Liria ka emër, qebesa edhe çmim./InLajmi/