Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti këtë të hënë në përvjetorin 25 të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci, kanë vendosur kurorë lulesh te shtatoret, raporton InLajmi.
Presidentja Osmani ka thënë se për shkak të punës dhe sacrifices së këtyre heronjve, ata do të mbesin udhërrëfyes për brezat që do të vinë pas tyre.
“Nderimet më të larta për punën dhe sakrificën që kanë bërë për lirinë e Kosovës. Ishte angazhimi e pastaj rënia e tyre për lirinë e Kosovës që më vonë frymëzoi që mijëra gra e burra t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për shkak të punës, sakrificës, ata do të mbesin udhërrëfyes të brezave që do të vinë pas nesh”,shtoi presidentja Osmani.
Më tej Osmani tha se do të jetë i përjetshëm kujtimi për këta heronjë dhe gjithë ata që dhanë jetën për Kosovën.
“Heronjtë tanë do të vazhdojnë të jenë në zemrat e mendjet e qytetarëve tonë”,tha ajo./InLajmi/