Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqi këtë të hënë në përvjetorin 25 të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci, kanë vendosur kurorë lulesh te shtatoret e tyre, raporton InLajmi.
“Këta heronjë ishin kushtrimi i çlirimit dhe ata i dhanë një hov të jashtëzakonshëm Ushtrisë Çlirimtare, pra e rritën besimin e popullit në UÇK. Sot vendosëm lule të freskëta për këta heronjë të cilët nuk kursyen jetën për lirinë e Kosovës. Lavdi Zahir Pajazitit dhe gjithë heronjve dëshmorëve të popullit tonë”,tha Kurti./InLajmi/