Më herët Turqia kishte premtuar ndihmë për Preshevën, e ish-zëvendëskryetari i Komunës së Presheves, Xhelal Memeti ka akuzuar qeverisjen aktuale për neglizhencë, përcjell InLajmi.
Mehmeti akuzat i ka hedhur tek qeverisja aktuale e kësaj komune, duke e quajtur si shkaktare kryesore që nuk u angazhua asnjëherë që të realizohen marrëveshjet me Komunën e Bursasë së Turqisë.
Ai bën me dije se presidenti Erdogan iu kishte premtuar më herët se do ta ndihmonte Luginën e Presheves me projekte të ndryshme.
Në fund ish-zëvendëskryetari i Preshevës u bën thirrje drejtueseve të komunës që të angazhohen, që këto procese të ecin përpara.
Postimi i plotë i tij:
Turqia dhe Lugina e Preshevës
Siç e dimë Komuna e Preshevës ka bër Binjaksimin me Komunën e Osman Gazi ( Brus )
Edhe pse Presidenti Erdogan, na premtoi se dotë angazhohet që ta ndihmoj Luginen e Preshevës me projekte të ndryshme, por Komuna e Preshevës kurr nuk u angazhua dhe kurr nuk aplikoi me asnjë projekt te vetme.
Shkaktar i pasojave eshte vet qeverisja aktuale e Preshevës.
Bëj apel që të aktivizohen dhe ti çojnë përpara marveshjet me Turqine ( Brusa ) në interes të Preshevës.
Ish Zv.Kryetar Komunës Preshevës. /InLajmi/