Shefja e Grupit Parlamentarë të LVV, Mimoza Kusari Lila në një konferencë për medie ka njoftuar për komentet që i ka kjo parti sa i përket propozimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton InLajmi.
“Qëllimi i propozimeve të Grupit parlamentarë të VV-së është mbrojtja e interesit dhe mirëqenies së qytetarëve dhe stabiliteti i furnizimit me energji elektrike. Aktualisht sektori elektroenergjetik është përballur me kriza të vazhdueshme si rrjedhojë e vendimmarrjes së gabuar. Meqë fajtori për rrethanat e krijuara është edhe kriza aktuale rekomandimet tona për ZRRE janë bazuar të jenë sa më të përgjegjshme. Qëllimi ynë është ndarja me kujdes për secilën familje me qeverinë tonë”,ka thënë ajo
Tutje ajo ka propozuar rekomandimet e Grupit të LVV, të detajuara.
“Blloku i parë deri në 800kw për orë, ky bllok tarifor përbën 63% të amvisërive në Kosovë. Blloku i 2 tarifor 800kw deri në 1.200kë të ketë një rritje e cila do të përcaktohet në bazë të subvencionit të qeverisë dhe përfshin mbi 23% të amvisërive, kurse blloku i 3 për konsumatorët mbi 1.400kë për orë”,ka thënë ajo.
Ndërsa Kusari Lila tha se sugjerojnë edhe bllokun e 3 tariforë, i cili përfshin kategorinë e konsumatorëve mbi 1.400kë për orë./InLajmi/