Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nëse kryeministrit Albin Kurti nuk i pëlqejnë marrëveshjet e deritanishme që i ka arritur Kosova, le t’i sjellë ato në Kuvend dhe le t’i shfuqizojë.
Hoxhaj, thotë se thënë beson në dialogun Kosovë-Serbi dhe e sheh atë si platformë për ta përmbyllë shtet ndërtimin e Kosovës.
“Nëse Kurti nuk iu beson marrëveshjeve të bëra deri më tani, atëherë le t’i sjell në Kuvend dhe le t’i shfuqizojë”, ka thënë Hoxhaj.
Ai, tutje ka shtuar se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Ne e kemi ndërtuar një shtet nga themelet bashkë me partnerët tanë amerikanë, kushdo që beson që Kosova duhet të ngritë flamurin në OKB dhe duhet ta mbyllë shtet ndërtimin do të duhej ta sheh dialogun si platformë zgjedhëse.”, ka thënë Hoxhaj tutje në Kanal 10.
“Ne nuk duhet ta kemi një dialog teknik, por një dialog për njohje të ndërsjellë. Kosova duhet të negociojë në Bruksel vetëm për njohje të ndërsjellë”, ka shtuar Hoxhaj.