Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Liza Gashi, deklaroi se në “shërbimin e jashtëm të Kosovës” ka të punësuar punonjës në baza nepotiste, raporton InLajmi.
“Shërbimi i jashtëm nuk mbahet me kushërinj, teze, halla e dajë. Shërbimi i jashtëm mbahet me njerëz profesionistë të cilët janë anë e kanë këtij vendi edhe jashtë vendit. Kosova është vend i vogël. Ndonjëherë ka mundësi që dalin edhe disa familjarë, unë nuk gjykoj”,tha Gashi.
Tutje, Gashi deklaroi se për të ka rëndësi në kuadër të koordinimit, komunikimit dhe implementimit të politikave të jetë kompetenca, kompetenca dhe vetëm kompetenca”./InLajmi/