Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se po qëndron në drejtorinë e përgjithshme të hekurudhave në Durrës, ku po bisedohet për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës, përcjell InLajmi.
Aliu ka bërë me dije se projekti i dizajnit për këtë linjë tashmë është realizuar.
Tutje ai ka thënë se kjo hekurudhë do të bashkojë ekonomitë e 2 shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë si dhe zhvillimi ekonomik do të fuqizohet.
Postimi i plotë i tij:
Studimi i fizibilitetit dhe projekti preliminar i dizajnit për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës po bëhet realitet.
Jemi tek drejtoria e përgjithshme e hekurudhave në Durrës për të diskutuar për hapat e mëtejmë të linjës hekurudhore që do t’i bashkojë ekonomitë tona dhe do t’i fuqizojë mundësitë për zhvillim ekonomik, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë./InLajmi/