• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 21 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

31 janari ndër vite

V E nga V E
31 January 2022
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 28 prilli ndër vite?!
0
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

31 janari është dita e 31-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 334 ditë.

Ngjarje

1606 – Në Londër ekzekutohet Guy Fawkes; disa muaj më parë, më 5 nëntor, ai ishte përpjekur për të hedhur në erë parlamentin anglez, ndërsa mbreti Xhejms po bëhej gati të hapte punimet e sesionit. Komploti kishte për qëllim fillimin e një kryengritje të madhe të katolikëve anglezë, të cilët ishin lodhur me masat e ashpra ndaj tyre. Edhe pse komploti ishte organizuar nga një grup i vogël katolikësh, zbulimi i tij nxiti armiqësi ndaj të gjithë katolikëve anglezë dhe çoi në ligje më të rrepta. Anglia e feston zbulimin e Komplotit të Barotit më 5 nëntor me zjarre, fishekzjarre dhe djegie efigjish të konspiratorit.

1865 – Lufta Civile amerikane: Robert E. Lee emërohet komandant i përgjithshëm i forcave të Konfederatës. Vite më parë ai kishte refuzuar një ofertë nga presidenti Abraham Linkoln për t’ u bërë komandant i ushtrisë së Bashkimit. Ndjenjat e tij ishin me jugun. Gjeneral Lee ishte i martuar me vajzën e bijësuar të Xhorxh Uashingtonit. Pas luftës, presidenti Linkoln e fali gjeneralin e mundur, i cili qëndroi në hije a larg zhvillimeve politike të kohës, duke u bërë president i një kolegji të vogël në Virginian perëndimore. Robert E. Lee jetoi i respektuar nga të dyja palët e konfliktit, dhe nga populli. Vdiq më 1870 në moshën 68 vjeçare. Një autostradë që zgjatet nga kryeqyteti Uashington deri në Los Angeles, Kaliforni, mban emrin e tij, “Lee Highway”.

1920 – U zhvilluan zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqipërisë.

1929 – Erich Maria Remarque, lindur Erich Paul Remark, publikon në Berlin librin “Im Westen nichts Neues” (Asgjë të re nga fronti i perëndimit). Në një periudhë mbushur me re të një lufte të dytë, libri i Remarku kritikonte Luftën e Parë. “Unë shoh se si popujt në heshtje, pa e ditur, pa mend, me bindje, pa faj vrasin njëri-tjetrin…. se mendjet e mëdha shpikin armë dhe fjalë për ta bërë atë akoma më të rafinuar dhe të përjetshme”, thotë Remark me anë të protagonistit Paul Baumer. Nazistëve nuk u pëlqeu. Më 10 maj 1933, qeveria gjermane, me nismën e ministrit të propagandës, Joseph Goebbels, i shpalli të ndaluara dhe i dogji publikisht librat e Remarkut, i cili ikën nga Gjermania për të jetuar në Zvicër; gjatë kësaj periudhe mërgimi, Remark shkruan edhe romanin e njohur Tre shokët. Nazistët i vazhduan sulmet ndaj librave dhe karakterit të tij, duke thënë se ai ishte pasardhës i hebrenjve francezë dhe se mbiemri Remark, po të lexohet nga e majta në të djathtë jep Kramer (mbiemër i përhapur mes hebrenjve). Historianët thonë se çështja e mbiemrit vazhdon ende të citohet nga disa biografë të tij, përkundër mungesës së plotë të provave. Në vitin 1938, Remarkut iu hoq shtetësia gjermane; pas një viti ai emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe më 1947 u bë shtetas amerikan. Remark vdiq me 1970, 72 vjeç, në nje klinike në Locarno, Zvicër

1929 – Leon Trotsky dëbohet nga Rusia. Ai u prit nga qeveria e Turqisë dhe u vendos në ishullin e Prinkipo, ku punoi për të përfunduar autobiografinë e tij dhe historinë e Revolucionit Rus. Pas katër vjetësh në Turqi, Trocki shkoi në Francë, më pas në Norvegji dhe në vitin 1936 iu dha strehim politik në Meksikë. Ai u vendos familjarisht në një shtëpi në periferi të kryeqytetit Meksiko, ndërsa në mungesë u shpall fajtor për tradhti gjatë spastrimeve që Stalini ndërmorri ndaj armiqve të tij politikë. Trocki mbijetoi një sulm me armë automatike në shtëpinë e tij, por më 20 gusht 1940, u bë viktimë e një komunisti spanjoll, Ramon Mercader, i cili e plagosi rëndë me sëpatë. Trotski vdiq të nesërmen në spital. Nga shqiptarët, Leon Trocki duhet të kujtohet, pasi në vitin vitin 1917, si komisar për çështje të jashtme, gjeti në arkivat e Rusise cariste dokumentin e Traktatit të Fshehtë të Londrës nënshkruar në prill 1915, midis Italisë, Anglisë, Francës dhe Rusisë për copëtimin e Shqipërisë. Dokumenti u bë publik, madje Austria e përktheu edhe në shqip, që çdo shqiptar të mund njihej me të.

1930 – 3M filloi reklamimin e Scotch Tape.

1940 – Qeveria e Shteteve të Bashkuara bëri pagesën e parë në bazë të ligjit mbi sigurimet shoqërore.

1945 – U ekzekutua ushtari 25 vjeç amerikan, Eddie Slovik, nën akuzën për dezertim.

1946 – Me kushtetutën e re Jugosllavia u bë konfederatë gjashtë republikëshe.

1950 – Presidenti Harry Truman shpall publikisht zhvillimin e bombës me Hidrogjen. Para se të merrte një vendim, presidenti u takua me një grup shkencëtarësh për t’i pyetur se çfarë mendonin rreth një bombe të tillë. Shkencëtarët ishin ata që kishin punuar për ndërtimin e bombës atomike dhe shprehën rezerva, pasi nuk donin të bëheshin pjesë e ndërtimit të një bombe edhe më shkatërruese. Truman, nga që nuk po merrte një përgjigje të qartë, e humbi durimin; “A janë rusët në gjendje të zhvillojnë një bombë me hidrogjen? pyeti ai, dhe përgjigja ishte – “Po!” – “Atëherë çfarë dreqin presim, të na vijë bomba ketu?”, dhe dha urdhër për fillimn e projektit. Pas 4 vjetesh, më 2 shkurt 1954 – presidenti Eisenhower raportoi se prova e parë e Bombës me Hidrogjen ishte kryer në vitin 1952 nën administratën Truman.

 

1956 – Guy Mollet u bë Kryeministër i Francës.

1958 – Shtetet e Bashkuara lëshuan satelitin e tyre të parë në orbitë rreth Tokës.

1968 – Nauru shpalli pavarësinë e Australisë.

1990 – U hap për herë të parë ushqimore McDonald’s në Bashkimin Sovjetik, në Moskë.

1995 – Presidenti Bill Klinton autorizon një kredi 20 miliardë dollarëshe për Meksikën për të stabilizuar ekonominë e saj

1999 – Seriali Family Guy debutoi në televizionet amerikane.

2004 – Manifestime evropiane për të drejtat e emigrantëve.

Lindje

  • 1797 – Franz Schubert, kompozitor austriak
  • 1921 – Mario Lanza, tenor amerikan
  • 1923 – Norman Mailer, letrar amerikan
  • 1935 – Kenzaburo Oe,letrar japonez dhe fitues i çmimit Nobel
  • 1938 – Beatrix, mbretëreshë së Hollandës
  • 1970 – Minnie Driver,aktore mritaneze
  • 1979 – Felix Sturm, (alias Adnan Ćatić), bokser gjerman me prejardhje boshnjake
  • 1981 – Justin Timberlake, kengëtar amerikan
  • 1982 – Helena Paparizou, këngëtare greke

Vdekje

  • 1933 – John Galsworthy, shkrimtar anglez, nobelist
  • 1995 – George Stibitz, hulumtues amerikan

Festa dhe përvjetore

  1. Kisha e krishterë kujton Anargjendët Kiri e Joani
Tags: LindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Postimi tjetër

Mesnik me Trahana

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 19 qershor ndër vite?

19 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 6 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 18 qershor ndër vite?!

18 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 17 qershor ndër vite?

17 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 28 janar ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 16 qershor ndër vite?

16 June 2025
Postimi tjetër
Mesnik me Trahana

Mesnik me Trahana

Lajmet e fundit

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

21 June 2025
Gashi: Bota po kallet flakë, e ne po zihemi për poste, kjo duhet të marrë fund

Gashi: Bota po kallet flakë, e ne po zihemi për poste, kjo duhet të marrë fund

21 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

21 June 2025
Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu