Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar se është gjetur e vdekur një femër në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Lidhur me këtë, policia ka nis hetimet.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
HETIM MBI VDEKJEN /Prishtinë, 29.01.2022 – 00:30-05:00. Është raportuar se trupi i viktimës femër kosovare është gjetur në banesën e saj. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore./InLajmi/