Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një njoftim për vaksinimin e atyre që po planifikojnë shtatzëni, dhe grave shtatzëna si dhe atyre gjidhënëse, përcjell InLajmi.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinimi nuk është aspak problem as per gratë shtatzëna as për ato gjidhënëse, përkundrazi u ndihmon atyre të forcojnë imunitetin,
Sipas Ministrisë, përfitimet e marrjes së vaksinës kundër Covid-19, vetëm sa i ndihmon të tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm.
Tutje Ministria e Shëndetësisë pohon se këto vaksina janë të sigurta dhe këto vaksina stimulojnë sistemin imunitar, që të prodhojë antitrupa kundër Covid-19. /InLajmi/