Zyrtari për media nga zyra e Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina, ka dal me një sqarim pas publikimit të shpenzimeve të zyrës së presidentes, përcjell InLajmi.
Sipas tij presidentja Osmani gjatë vitit 2021 ka kryer 14 vizita të gjitha këto zyrtare dhe jashtë vendit, edhe pse në kohë pandemie Kupina është shprehur së puna ka vazhduar njësoj pa u ndalur asnjëherë.
Kupina thotë së është arritur të përmirësohet imazhi i Kosovës flasë angazhimit të presidentes.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Në relacion me shpenzimet e publikuara më parë, një sqarim: Presidentja Vjosa Osmani Osmani vjet (2021) ka realizuar 14 vizita zyrtare e bilaterale jashtë vendit.
Shtetet që janë vizituar: Gjermania, Zvicra (2 vizita), ShBA-të (1 vizitë në Uashington, 2 në selinë e OKB-së), Austria, Sllovenia, Portugalia, Estonia, Kanadaja, Belgjika, Turqia dhe Japonia.
Presidenca e Kosovës nuk e ka pushuar asnjë çast punën edhe gjatë kohës së pandemisë, ndaj këto vizita të realizuara jashtë vendit dëshmojnë për një aktivitet të dendur në fushën e politikës së jashtme, si asnjëherë më parë në vitet e fundit.
Përmirësimi i imazhit të vendit dhe përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës janë çështje përtej kufizimeve kohore, ndaj Presidentja Osmani me përkushtim po e vazhdon aktivitetin e saj.
Përtej shpenzimeve, Kosova është përfituese qoftë nëpërmjet përfaqësimit, qoftë nëpërmjet vullnetit dhe energjisë së pandalshme të Presidentes që rrëfimin për të vërtetën, ambicien dhe perspektivën e shtetit ta përçojë kudo nëpër kancelaritë botërore. /InLajmi/