Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate, Natyra Kuçi, ka thënë se Qeveria Kurti nuk do të duhej të vendoste masa të tilla për menaxhimin e pandemisë.
Ajo, ka theksuar se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që të mos ketë shtrëngime të mëdha, dhe sipas saj, qeveria po vepron në të kundërtën e kësaj.
“Shtrëngimi i masave është shkelje e direkte e drejtave të njeriut. Nuk është në rregull të kthehemi ku kemi qenë 2 vjet më herët, me i mbyll njerëzit në ora 10:00”, tha ajo, shkruan Klan Kosova.
“Krejt këto masa po na kthejnë në regres, as Britania e Madhe nuk e ka luksin të bllokohet, e jo ne që jemi një vend i varfër dhe akoma nuk po mundemi me e marrë veten nga pandemia”, ka thënë Kuçi.