Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka akuzuar krymenistrin e vendit, Albin Kurtin se e ka përmbysur shtetin me gënjeshtra dhe premtime të rrejshme, përcjell InLajmi.
Ai e quan Kurtin “Albin rrenci”, duke e shpjeguar këtë epitet me faktin se diskutimet e Kurtit ndryshojnë nga e hëna në të marten.
“Çka premton të hënën, del rren të martën”, tha ai.
Deputeti i PDK-së rikujton se premtimet e Kurtit më nuk po ndikojnë te qytetarët sepse sipas tij nuk po mundet më të ushqejë turmën me gjuhën e tij helmuese.
Ai përmend dështimet e qeverisë Kurti, duke filluar nga shtrenjtimi i rrymës e deri te shtrenjtimi i ushqimeve e i naftës. Gjithashtu ai dështim e cilëson edhe faktin se asnjë kryeministër i rëndësishëm i BE-së nuk e ka vizituar Kosovën .
Tutje Kastrati ironizon me Kurtin, duke thënë Kurti e ka kallur këtë shtet dhe tash s’po mund të jetë edhe piroman edhe zjarrfikës sepse sipas tij gjuha e rrenave e iluzioneve të tij ka mbaruar.
Kastrati shprehet se PDK-ja dhe partitë opozitare janë uragani shpresës për përmirësimin e gjendjes në Kosovë dhe sipas tij misioni i tyre duhet të jetë çlirimi nga këto gënjeshtra të qeverisë Kurti, kurse të gjithë qytetarët duhet të jenë misionarë të këtij misioni.
Postimi i plotë i tij:
KURTI EDHE PIROMAN EDHE ZJARRFIKËS!
* Pse po i thojnë Albin rrenci? Sepse diskutimet e tij ndryshojnë 180 gradë nga e hëna në të martën. Çka premton të Hënën del rren të Martën;
* Tani ky që e ka kall këtë shtet po e kupton që smundet me qenë edhe piroman edhe zjarrfikës;
Gjuha e tij e rrenave dhe iluzioneve që ka prodhuar me vite nuk ndez tash e tutje. Nuk ndez se nafta u shtrenjtu, rryma u shtrenjtu, ushqimet janë shtrenjtu. Ndërsa në rrafshin e jashtëm asnjë kryeministër i rëndësishëm nga Bashkimi Evropian nuk e ka vizitu dhe ky ende ska një vizitë të nivelit të lartë në Washington . Nuk mund ti ushqej më turmat me gjuhën e tij helmuese e me rrena për armikun e brendshëm sepse rrenat i kanë dal në fushë;
Ky mohuesi dhe dhunuesi i shtetit, ky njeriu i kobshëm në politikë ( sepse i ka manipulu të rinjët tê cilët kanë dhënë jetën për kauzat e rrejshme të tij) është në depresion sepse rrenat më nuk po i bëjnë punë;
PDK, opozita dhe i tërë fronti ANTI-RREN janë uragani shpresës. Misioni duhet të jetë çlirimi nga regjimi i rrenave, kurse të gjithë qytetarët janë misionarët e këtij misioni;
Ky mision realizohet lehtë vetëm se duhet në mënyrë sistematike e konsistente të ja dekamuflojmë rrenat. Nuk kemi nevojë ta kopjojmë opozitbërjen e tij, por as nuk duhet tê provojmë që ta mësojmë me politikëbërje. Ky ka ardhë në pushtet me rrena dhe metoda banditeske dhe nuk e kupton qasjen konstruktiviste në politikë;
Brenda këtij konteksti, PDK duhet të jetë edhe më dinamike, më shumë insistuese dhe më aktive. Ne kot i propozojmë këtij alternativa e zgjidhje për probleme të ndryshme. Ky jo vetëm që i refuzon propozimet tona, por edhe po ti pranoj ato nuk ka ekipë për ti implementuar sepse e vërtetë që janë praktikantë;
Nëse ne nuk aktivizohemi më shumë në dekamuflimin e rrenave të tij (në çdo front), për aq sa ne
Jam i bindur që ky do jetë vetëm kalimtar në pushtet duke lënë gjurmë të një qeverisje të zymtë e plot rrena, por ne duhet të ja shkurtojmë jetëgjatësinë politike. Nëse duam ta arrijmë këtë qëllim na duhet opozitëbërje më dinamike, më agresive dhe më e drejtëpërdrejtë ( pa pasur nevojë ta ta kopjojmë opozitbërjen e Kurtit)
POSHTË ALBIN RRENCI./InLajmi/