Pas një mungese të gjatë, Jonida Vokshi u rikthye në ekran gjatë 2021-shit me serialin “HOT”, ku ajo interpreton rolin e Amandës, një prej personazheve kryesore. Së fundmi, mamaja e një vajze ka dhënë në intervistë ku ka folur për këtë projekt, planet e së ardhmes, si dhe ka rrëfyer disa detaje nga jeta personale. Ndër të tjera, ajo tha se i mungon televizioni dhe se e sheh veten edhe në reality show, sepse është koha e tyre.
E pyetur nqs ka patur një sherr me Elvana Gjatën, një krisje mes tyre siç aluduan portalet, Jonida shtoi që nuk e ka lexuar fare këtë lajm, dhe nuk është aspak e vërtetë. “Duhemi mjaftueshëm, asgjë reale!”, tha ajo.
Jonida Vokshi rrëfeu po ashtu disa detaje dhe nga jeta e saj jashtë ekranit. Ajo tregoi se bashkëshorti i saj Besniku është natyrë romantike, e madje ata janë ende në muajin e mjaltit.
Në rubrikën 1 jetë 5 këngë, një nga këngët e përzgjedhura nga Jonida ishte “Tennessee Whiskey”, për të cilën tha se e lidhte direkt më Besnikun. Ky i fundit në fillimet e njohjes i dërgonte mesazhe romantike me vargjet e këngës, e cila u bë lajtmotiv për çiftin duke qenë edhe kënga e vallëzimit të parë të dasmës, shkruan Living Shqip.
“Ka një tekst, nuk do thosha tekst, ka një poezi shumë të bukur, përveç muzikës. Copëza nga teksti m’i ka pas treguar Besniku me mesazhe, unë ende s’e kisha dëgjuar këtë këngë. Dhe thosha si shkruan kaq bukur ky mirë shqip dhe anglisht, derisa Besniku më prezantoi më këtë këngë. Në këtë rast nuk ka qenë aq romatik se e ka pas kopjuar, dhe unë mendoja ashtu, por Besnku me të vërtetë shkruan shumë bukur”, tha ajo ndër të tjera.
