Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një i mitur në Viti, përcjell InLajmi.
Siç njofton policia, trupi i pajetë i viktimës u gjet në një serrë afër shtëpisë së tij.
Me rastin po merren njësitet relevante.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Viti 29.01.2022-23:33. Është raportuar se në një serrë afër shtëpisë së tij, është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar (i mitur). Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore./InLajmi/