Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar për disa mjete shpërthyese në Ferizaj, përcjell InLajmi.
Siç njofton policia, mjette shpërthyese janë hasur nga një person i cili ishte duke punuar.
Ekipet e FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
GJETJE E MJETEVE TË PASHPËRTHYERA-Fsh. Gerlicë, Ferizaj 29.01.2022 – 12:30.Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar ka hasur-vërejtur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa incidente./InLajmi/