Komuna e Kamenicës ka bërë të ditur se shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Sadri Misini’’, kalon në mësim online, përcjell InLajmi.
Siç njoftojnë nga kjo komunë, një numër i madh i nxënësve është infektuar me koronavirus si dhe personeli arsimor.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Kamenicës:
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Sadri Misini”, paralelja e ndarë në Shipashnicë të Poshtme, do të kalojë në zhvillimin e mësimit në formën online, për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe personelit arsimor të infektuar me COVID-19.
Këto masa janë marrë duke u bazuar në rekomadimin e IKSHPK-së, si dhe në harmoni me Udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online./InLajmi/
