Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka zbuluar se nuk i ka blerë ende një telefon djalit të tij Cristiano Jr, 11 vjeç.
Sipas Ronaldos, kjo sepse nuk dëshiron që ai të bëhet ‘i fiksuar pas teknologjisë’ që në moshë të re.
Futbollisti, 36 vjeç, foli për ndikimin e teknologjisë në Al Wasl Plaza në Dubai pasi mori çmimin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të Globe Soccer dhe pranoi se te brezi i ri përdorimi i telefonit apo të ngjashme si kjo mund të ndikojë keq.
“Patjetër që ndihmon shumë. Më ndihmoi mua dhe njerëzit këtu, gjithë botën dhe mendoj se duhet të përfitojmë nga kjo, por nuk duhet të jemi të fiksuar pas saj. Për shembull, mund t’ju jap një përshtypje të vogël. Fëmija im më i madh do të bëhet së shpejti 12 vjeç dhe më pyet çdo herë: “Babi, a mund të kem një telefon, a mund të kem një telefon, a mund të kem një telefon – Unë i them atij: Cristiano, ke kohë”, tha 36 vjeçari.
Në vitin 2017, Ronaldo refuzoi gjithashtu kërkesën e djalit të tij për një telefon, duke thënë se nuk donte t’i jepte përshtypjen se ishte e lehtë të merrte atë që donte.
“I kërkoj që të presë për të ardhmen. Një ditë, Junior më kërkoi një iPhone për të më telefonuar, por unë i thashë jo. Nëse ai dëshiron të më telefonojë duhet të më thërrasë përmes gjyshes së tij. Dua t’i transmetoj djalit tim idenë se nuk është e lehtë të marrësh gjithçka që dëshiron. Arsimi është gjëja më e mirë që mund t’i jepja”, tha Ronaldo.
Cristiano Jr, me nofkën Cristianinho, mbush 12 vjet në qershor dhe lindi nga një nënë surrogate anonime përpara se babai i tij futbollist të takonte partneren aktuale Georgina Rodriguez, transmeton rtv21.tv.
Georgina aktualisht është shtatzënë në muajin e 6 dhe presin binjakë. Çifti zbuloi muajin e kaluar se janë në pritje të një djali dhe një vajze.