Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot tek Fusha e Pajtimit në Kaçanik, përcjell InLajmi.
Si pasojë e këtij aksidenti përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar 5 persona.
Rasti është konfirmuar për Gazetën InLajmi nga zëdhënsi i Policisë në rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, ku sipas tij 5 personat e lënduar po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj,
Lidhur me rastin, përveç njësive policore janë angazhuar auto-ambulanca, zjarrfikësit si dhe Policia Rajonale e Komunikacionit të Ferizajt po e heton rastin. /InLajmi/